Skip to content Skip to footer

Pse Plus Paints

Pse Plus Paints?

Nëse je në industrinë e drurit apo metalit, e din shumë mirë sa sfiduese është me gjet një partner që të qëndron mbrapa marrëveshjes, që është aty kur ke nevojë dhe që nuk të lëshon në momentin ma kritik.

E në këto industri, final touch-i pra ngjyra  është ajo që e përcakton a do t’shkoj produkti jot te klienti me krenari, apo do të ngecë.

 Nëse ngjyra dështon, produkti duket i papërfunduar. E pikërisht për këtë, Plus Paints tash e 17 vite është partneri më i besueshëm në treg, me eksperiencë që flet vetë dhe me klientë që nuk na kanë ndërruar që prej ditës së parë.

Kush na ka besuar?

Nëse kompani si BINI, PALMA, Agimi Qeramik, Prishtina Mall dhe shumë të tjera e kanë zgjedh Plus-in si partner për ngjyrosjen e produkteve të tyre ka arsye të forta. Këto bashkëpunime kanë zgjatur me vite, sepse respektojmë kohën, marrëveshjen dhe e mbajmë fjalën.

Çka na Dallon?

  • Përvojë 17+ vjeçare
  • Brendet më të mira botërore
    Sirca, Polistuc, IBA Kimya, Durante, Dunlop, Jowat, Sames Kremlin, Napoleon.
  • Çmim Konkurrues për Vlerë Maksimale

    Cilësia nuk duhet të kushtojë shtrenjtë. Plus Paints ofron çmime të drejta për produkte superiore, duke siguruar një investim të zgjuar dhe jetëgjatë.

  • Mbështetje dhe Shërbim Profesional

    Me “Shërbimet n’Plus”, ne ofrojmë asistencë dhe këshilla për:

    • Zgjedhjen e bojës së duhur
    • Aplikimin korrekt,
    • Mrëmbajtjen te produktit
    • Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm me ndihmu, që përfundimi të jetë profesional.
    • Aplikim i Lehtë dhe Rezultat Profesional 

Na nuk shesim vetëm ngjyrë  na e kompletojmë procesin e ngjyrosjes.

E ke produktin gati, e zgjedhe ngjyrën e sjell në Plus na ta kryjm punën!

  • Zallitje profesionale
  • Zumparim preciz
  • Plastifikimi i metaleve me ngjyra pluhur

  • Plastifikimi i metaleve me ngjyra të lëngshme

  • Servisimi i pompave të ngjyrosjes

  • Projektimi dhe realizimi i kabinave për zumparim

  • Projektimi dhe realizimi i kabinave për ngjyrosje

     

    Krejt qeto shërbime i gjen në Plus Paints
 

Puna n’Plus është punë e kryme.

Plus Paints nuk është thjesht furnitor është partner për suksesin tënd.

Kërkon cilësi, besueshmëri dhe shërbim të përfunduar?

Plus është përgjigjja.

Dil n’Plus 049 124 777 ose [email protected]

Na gjeni në rrjetet tona sociale – Linkedin, Instagram apo edhe në Facebook